Aplikacion
“Dhëmbët më eksitojnë shumë. Sa më të drejta të jenë, aq më shumë eksitohem” tha themeluesja e SKIMS.
E më pas, duke qeshur shtoi: “Tallem. Por edhe s’tallem”.
Nëse jeni kuriozë se si vijon lista, ja ku e keni. Thjesht ju themi se është paksa e gjatë:
1. Ta mbrojë Kim
2. Të luftojë për të
3. Higjiena e mirë
4. Të jetë i qetë
5. Të mos ketë probleme me prindërit
6. Të jetë i duruar
7. Të jetë mbështetës dhe vërtet i lumtur për Kim
8. Të jetë i suksesshëm
9. Siç thamë, të ketë dhëmbë të bukur
10. Spontan
11. Të jetë argëtues
12. Familja dhe miqtë e saj ta duan
13. Të shërbejë si shembull për fëmijët e saj
14. Të mos ketë shumë drama se mjaft drama ka Kim vetë
15. Të jetë më i gjatë se Kim
16. Të ketë qejf aktivitetin fizik
17. Të jetë i motivuar
18. Të jetë i pavarur dhe jo i ngjitur
19. Të ketë shije të mirë
Nga ana tjetër, ju njoftojmë se Kim po del me dikë me pseudonimin “Fred” dhe ai i përmbush të gjitha standardet e mësipërme.