zoom

Stil

Kiara pranon se ka dëshirë t’i japë Luizit një puthje në buzë, por ka diçka që e pengon

Teksa zhvillojnë provën javore për t’u kujdesur për beben kukull, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë gjetur mundësinë të qëndrojnë vetëm me njëri-tjetrin dhe t’i shprehin ndjenjat pa u penguar nga të tjerët.

Luizi ka vazhduar të insistojë duke kërkuar puthjen e famshme nga Kiara, ndërsa kjo e fundit e pranon që e ndjen, por ka diçka që e pengon.

“Do isha kurioze të të puthja për të parë kiminë mes nesh, por kam diçka që më pengon dhe nuk ta shpjegoj dot me fjalë”, i ka thënë ajo konkurrentit.

Luizi nga ana tjetër nuk duket aspak i dorëzuar dhe vazhdon t’i qëndrojë po njësoj pranë Kiarës, duke i shprehur ndjenjat e duke i ofruar mbështetjen e tij sa herë ajo ka nevojë.