zoom

Të gjitha

“S’du me ni”, projekti i fundit muzikor që rikthen në skenë pas katër muajsh Tayna-n

Reperja e njohur, Tayna është rikthyer me një projekt të ri muzikor. Këtë herë ka ardhur në një bashkëpunim me artistin e ri, Gesko. Dyshja kanë lansuar këngën me titullin “S’du me ni”, të cilën e sollën të shoqëruar edhe me një klip të veçantë. Tayna u shfaq atraktive me disa veshje të ndryshme dhe në formë të mirë.

Ndërsa, sa i përket realizimit të këngës, për tekstin dhe melodinë u kujdesën Tayna dhe Gesko, beat nga Xhooleeo Beatz.

Klipi iu besua produksionit Sekuencë, teksa producent ekzekutiv është Rinor Hykolli. Kujtojmë që kjo këngë vjen, pas bashkëpunimit që Tayna muaj më parë solli me Cricket dhe mban titullin “Pijetore”.

Ndërkohë, përveç kësaj, Tayna gjithashtu ka paralajmëruar se albumi i saj i parë në karrierë “Biploar” do të publikohet shumë shpejt. /L.k

/Zoom.al