zoom

Kosova

Këta do sulmojnë Kosovën? Publikohen pamjet e “grupit të Banjskës” duke u stërvitur në Serbi

Në mediat sociale po qarkullon një video, në të cilën shihen persona të cilët stërviten në Serbi, si edhe flamuj kundër NATO-së dhe parulla se Kosova është vend i Serbisë.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmoi se grupi i Banjskës përbënë kërcënim për vendin. Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca të hënën ngriti përsëri alarmin se grupe të reja po trajnohen në Serbi, për të kryer sulme në katër komunat veriore.

Në këto pamje, shihen edhe flamuj të NATO-s, e që simbolizohet kundërshtimi i veprimtarisë së aleancës veri-atlantike, ndërkaq, pamjet tregojnë edhe parullën ku thuhet se “ Kosova është pjesë e Serbisë”.

Ndërkohë aëtari i komisionit për çështje të Sigurisë, Mefail Bajqinofci, kërkon që të ketë reagim edhe nga faktori ndërkombëtar. Sipas Bajqinofcit, këto pamje por dhe fotografi të menjëhershme të cilat i ka publikuar televizioni të grupit “Brigada e veriut”duke u trajnuar në Serbi, tashmë i kanë edhe institucionet e Sigurisë në Kosovë.

“Ka video, por ka pas edhe fotografi ku ju vet personalisht i keni publikuar, në mediumin tuaj, dhe unë mendoj se nuk ka nevojë shumë sot më të thuhet ka apo nuk ka trajnime për këtë qështje sepse e dimë të gjithë ka foto, video të bollshme nga institucionet e sigurisë”, shprehet deputeti i VV-së. /ZOOM.AL/