Aplikacion
Në mbledhjen e sotme anëtarët e Këshillit, u votuan pesë kandidatët për drejtorin e ri të RTSH-së. Megjithatë procedura është kundërshtuar si në shkelje me staturin për shkak se Këshilli nuk diskutoi lidhur me kriteret që plotëson apo jo secili kandidat. Po ashtu, një prej anëtarëve të Këshillit ka votuar nga jashtë shtetit.
RTSH thotë se Këshilli Drejtues mori vendimin që në fazën e dëgjesës të thirren kandidatët Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo, kjo e fundit drejtoreshë në detyrë që prej dorëheqjes së Alfred Pezës.
Votimi në mbledhjen e Këshillit Drejtues të RTSH
Klinton Rama, 4 vota pro, 5 vota kundër;
Jetmir Shpuza, 7 vota pro, 2 vota kundër;
Ermal Hoxha, 3 vota pro, 6 vota kundër;
Eni Vasili, 4 vota pro, 5 vota kundër;
Aurora Polo, 7 vota pro, 2 vota kundër
Një votë e pavlefshme.