Aplikacion
SPAK lëshoi 8 urdhër arreste, por Endrit Habilaj nuk u gjet në banesë pasi ishte larguar nga vendi.
Por ndërkohë që kërkohet nga SPAK, Habilaj darkonte me Mirel Mërtirin dhe baxhabakun e tij Mark Jaka, në Austri.
Ai është shfaqur në një video në restorantin luksoz “Trattoria Toscana La No”, data është lehtësisht e verifikueshme nga SPAK.
Mirel Mërtiri, është një nga personat në kërkim, si personi i ngarkuar nga Rama dhe Veliaj për të drejtuar këtë aferë, si dhe Mark Jaka, baxhanaku i Mërtirit, i cili kontrollonte situatën, për të mos e lënë që gjithçka të dalë nga kontrolli sa i përket aferës së inceneratorëve.
View this post on Instagram
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 69, datë 12.07.2024, ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj tetë shtetasve me inicialet Dashamir Ymeraj, G. C.,Denisa Tollkuci, M. L., M. D., I. D., Endrit Habilaj dhe Renardo Nallbani.
Në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndrojnë shtetasit K.Z. dhe M.M., ndaj të cilëve është proceduar më parë me caktim mase sigurimi “arrest në burg”.
Personat pjesëmarrës të këtij grupi të strukturuar kriminal kanë përfituar vlera monetare të mësipërme, si produkte të veprës penale, duke marrë vlerat monetare nga llogaria bankare e shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V. SPV” sh.p.k, në sajë të mashtrimit nëpërmjet krijimit të faturave fiktive, në sajë të shoqërive fiktive të krijuara brenda dhe jashtë vendit, si dhe nëpërmjet tërheqjes së vlerave monetare në cash.
SPAK thekson se Policia e ka njoftuar për pamundësinë e ekzekutimit të masave të sigurimit personal ndaj shtetasve të mësipërm.
Hetimet vijojnë me qëllim evidentimin e përgjegjësisë së personave të tjerë të përfshirë në kryerjen e veprave penale.
Ministri Hoxha sulmon mediat: Konfirmoj me përgjegjësi se s’ka autor të dytë në vrasjen e Martinit