zoom

Aktualitet

Kërkoi 12 mijë € “për të mbyllur punë”, SPAK lë pas hekurave avokatin Lavdosh Shehu

Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën e sigurisë “arrest në burg” avokatit Lavdosh Shehu. Ai akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Shehu kishte kërkuar 12 mijë euro nga familje e Fatos Hysenit në mënyrë që të bënte të mundur sjelljen e tij në Shqipëri për të vuajtur dënimin në vendin tonë.

Hyseni është i dënuar në Itali dhe ndodhet i burgosur në vendin fqinj. Që në 2020 avokati i kishte marrë familjes së Hysenit 5 mijë euro dhe të tjerat do t’i merrte kur të përfundonte puna. Nëna e Hysenit fillimisht ka kërkuar që çështjen ta ndiqte përmes një emisioni investigativ dhe më pas i është drejtuar SPAK-ut me kallëzim.

Postime të lidhura