zoom

Aktualitet

Kërcet arma në Durrës/ 50-vjeçari qëllon kushërinjtë dhe komshiun

Një 50-vjeçar është vënë në prangat e policisë pas konfliktit me kushërinjtë dhe fqinjët e tij në Durrës.

Sherri mes burrave dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia ka arrestuar 50-vjeçarin dhe ka sekuestruar armën e gjahut. Fatmirësisht nga të shtënat kanë mbetur vetëm të lënduar lehtë dy prej personave.

Njoftimi i policisë:
Durrës

Për motive të dobëta, u konfliktua me 4 shtetas (3 kushërinjtë dhe fqinji i tij) dhe qëlloi me armë gjahu drejt tyre, arrestohet 50-vjeçari.

Sekuestrohet arma e gjahut.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Shkallë, pasi në mbrëmje, në rrugën e këtij fshati, është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë gjahu çifte drejt kushërinjve të tij, 3 vëllezërve, shtetasve K. D., 23 vjeç, M. D., 29 vjeç dhe Z. D., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Shkallë, dhe ndaj fqinjit të tij, shtetasit B. S., 41 vjeç. Nga të shtënat janë dëmtuar lënduar lehtë shtetasit M. D. dhe Z. D.

Arma e gjahut që dyshohet se ka përdorur 50-vjeçari, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.