zoom

Bota

Kërcënon Rusia: Bota po i afrohet një apokalipsi bërthamor

Presidenti rus, Vladimir Putin mbrojti luftën e nisur në Ukrainë. Gjatë një ceremonie për ndarjen e çmimeve shtetërore në Kremlin, Putin pranoi se Rusia po kalon kohë të vështira, por shtoi se e gjitha kjo po bëhet për të mbrojtur qytetarët rusë.

“Shpesh na thuhet dhe e dëgjojmë se Rusia ka nisur një lloj lufte. Unë u them jo. Rusia me një operacion special ushtarak, po përpiqet ta ndalojë këtë luftës që po zhvillohet kundër nesh, kundër njerëzve tanë, disa prej të cilëve për shkak të padrejtësive historike përfunduan jashtë kufijve të shtetit historik rus, por nuk kanë reshtur së qeni populli ynë. Rusia po bën gjithçka për t’i mbrojtur ata”, tha Putin.

Nga ana tjetër, Dmitry Medvedev, numri dy i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë përdori tone më kërcënuese, kur paralajmëroi botën për një apokalips bërthamor.

“Bota po i afrohet një apokalipsi bërthamor. Lidhur me sulmet e raportuara në rajonin e Belgorod, unë mund të them se sulmuesit meritojnë të zhduken nga faqja e dheut si minjtë”, u shpreh ai.