zoom

Politikë

Koka kërkon lirinë: S’kam rrezikshmëri, jam gati të bashkëpunoj me drejtësinë

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka që u arrestua pak ditë më parë për skandalin e inceneratorëve kërkon lirinë në Apel.

Mësohet se avokati i Lefter Kokës, Fatmir Braka argumenton kërkesën për ta liruar klientin e tij bazuar në faktin që ish-ministri nuk ka rrezikshmëri shoqërore dhe se do të bashkëpunojë me drejtësinë.

Kërkesa në Apel është dorëzuar dje. Avokati argumentoi se Lefter Koka nuk është person me rrezikshmëri të lartë, nuk i është fshehur hetimit dhe se është gati të bashkëpunojë me drejtësinë.

SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion për inceneratorin e Elbasanit, ndërkohë që në kërkim janë Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Postime të lidhura