zoom

Bota

Kërcënon Irani: Nëse Izraeli hakmerret, përgjigjemi më ashpër! Reagon Netanyahu

Pasi sulmoi mbrëmjen e të shtunës Izraelin, Irani shpjegoi se ky ishte vetëm një ndëshkim për sulmin e ndodhur pak ditë më parë në Damask.

Irani thotë se kjo u bë për të marrë hak për shtatë personat e vrarë gjatë bombardimt të konsullatës iraniane në Siri më 1 prill, duke paralajmëruar se nëse Izraeli vendos të kundërpërgjigjet, atëherë sulmi i tyre do të jetë më i ashpër dhe do të nisë zyrtarisht lufta.

Nga ana tjetër, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu bëri deklaratën e tij të parë publike pas sulmit të Iranit, duke iu zotuar popullit të vendit se “së bashku do të fitojmë”.

“Ne i zmbrapsëm, së bashku do të fitojmë”, shkroi Netanyahu në platformën X, të dielën.