zoom

Slider

Kërcënimi me jetë i arbitrave, FSHF zbulon vendimin e marrë për ndeshjet e Kastriotit

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ndeshja e shtyrë Kastrioti-Bylis, për shkak të kërcënimeve me jetë të arbitrit do të zhvillohet të mërkurën e datës 19 prill në stadiumin Elbasan Arena duke filluar nga ora 15:00.

Ndeshja e vlefshme për javën e 28-të të Abissnet Superiore, ishte planifikuar për tu zhvilluar më datë 9 prill 2023, por asnjë arbitër nuk e mori përsipër.

“FSHF është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur me zyrtarët e ndeshjes. Hetimet janë duke vazhduar dhe në të njëjtën kohë  presim që gjithҫka të sqarohet sa më parë në mënyrë që gara të vazhdojë normalisht deri në fund.

Klubi Kastrioti do t’i luajë të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit në stadiumin “Elbasan Arena” për shkak se Policia e Shtetit nuk merr përsipër garantimin e sigurisë në stadiumin “Kamza”, thuhet në njoftimin e Federatës. /zoom.al/