Aplikacion
Aksioni për çmontimin e kamerave ‘spiune’ është shtrirë në disa prej lagjeve të kryeqytetit, ku grupet kriminale i kishin vendosur me qëllim sigurimin e informacionit dhe vëzhgimin e lëvizjeve të policisë.
37 persona, mes tyre edhe eksponentë të njohur të krimit janë vënë nën hetim nga policia e Tiranës për vendosjen e 155 kamerave të sigurisë të cilat u sekuestruan gjatë fazës së nëntë të operacionit ‘Fijet’ të zhvilluar ditën e djeshme. Mes emrave të njohur të krimit, janë Gjergj Cukalli i njohur ndryshe si ‘i forti i Myslym Shyrit’ dhe Elidon Kotorri, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e tre personave.
Aksioni për çmontimin e kamerave ‘spiune’ është shtrirë në disa prej lagjeve të kryeqytetit, ku disa prej tyre ishin vendosur nga anëtarë të grupeve kriminale me qëllim vëzhgimin e lëvizjeve të policisë.
Kamerat e sigurisë ishin vendosur në rrugët: Mustafa Grablleshi”, “Pasho Hysa”, “Gani Domi”, “Muharrem Zalli”, “Sali Nivica”, “Mihal Grameno”, “Brigada 8”, “Ylbere Bylykbashi”, “Irfan Tomini”, “Anastas Shundi”, “Shyqyri Berxolli”, “Jusuf Gervalla”, “Maliq Muço”, “Sulejman Pasha”, “Myslym Keta”, “Thoma Filipeu”, “5 Maji”, “Ali Baushi”, “Dalip Topi”, “Kongresi i Manastirit”, “Skënder Vila”, “Muhamet Deliu”, “Qemal Stafa”, “Besa”, “Marie Logoreci”, “Sarina”, “Kasem Qafzezi”, bulevardin “Bajram Curri”, Rrugën e Dibrës.
Ndërkohë nën hetim janë vënë 37 personat e identifikuar si më poshtë: B. M., E. K., V. D., R. K., D. M. (D)., I. O., I. S., Gj. C., G. S., B. S., L. F., F. K., E. M., R. Ç., B. S., F. D., E. M., G. Ç., L. D., E. D., E. M., E. P., B. M., Z. K., Sh. Sh., A. M., A. Sh., Sh. A., A. D., A. D., U. M., F. I., A. A., E. E., K. B., E. M. dhe A. A.
Disa prej personave të cilët janë vënë nën hetim për vendosjen e kamerave të sigurisë janë
Baftiar Sufa
Bajram Gjoshi
Bledar Musaj
Boiken Spahiu
Denis Dervishi
Elidon Kotorri
Ervin Mansaku
Ervis Murati
Florand Karemani
Florian Dragoni
Gëzim Çelaj
Gjergj Cukali
Igli Selita
Ilir Oshafi
Rigers Krroqi
Valbona Drapi
Zenel Gjoshi
Genci Ferhati
Mësohet se një pjesë e kamerave mund të jenë të vendosura edhe nga biznese dhe familjarë. Disa prej tyre justifikuan vendosjen e kamerave me vjedhje të cilat kanë ndodhur në të kaluarën në lagjet e tyre.
Operacioni ‘Fijet’ nisi në Shkodër ku u çmontuan 59 kamera sigurie të vendosura në lagjet ku banonin anëtarë të grupeve kriminale me qëllim vëzhgimin e lëvizjeve të policisë. Më pas operacioni vijoi në të gjithë territorin e vendit.
Deri më tani në të gjithë vendin janë çmontuar rreth 349 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale. Së fundmi një akion të policisë pati edhe në Elbasan por ende nuk dihet numri i saktë i kamerave të vendosura në lagje të ndryshme të qytetit.
Berisha: Historia kurrë s’do të na falë, nëse ne nuk shpëtojmë shqiptarët nga kjo narkodiktaturë