Aplikacion
Kenny Rock ka nënshkruar një marrëveshje në fillim të muajit prill me themeluesin e “Celebrity Boxing”, Damon Feldman për një përleshje në Florida këtë verë dhe ka ftuar Will Smithin si kundërshtarin e tij të parë.
“Jo, ata nuk duhet. Por unë duhet të futem në ring me Will Smith”, u përgjigj Kenny Rock kur u pyet nga TMZ .
Kenny Rock ka thënë se Chris po dyshon se vëllai i tij ka pranuar faljen e Will Smith në Instagram. Ylli i “King Richard” është përjashtuar nga gara e “Oscars” dhe ngjarje të tjera të Akademisë për 10 vjet pas goditjes që ja bëri Rockut.
Kenny Rock, i cili njihet për rolin e tij si Nick Bromnell në filmin “Vesuvius”, shpreson që Akademia t’i qëndrojë besnike pezullimit të Smith. Mundësia e një zënke mes Kenny Rock dhe Will Smith është e vogël, pasi i pari do të ketë një ndeshje më 11 qershor në Charles F. Dodge City Center./L.K
/Zoom.al