zoom

Lajme

Këngëtarja në FermaVIP: Babai më goditi me shpullë kur i thashë do bashkëpunoj me Noizyn

Baby G i ka treguar fermerëve një situatë që ka ndodhur me babain e saj kur ishte më e re.

Siç tregoi këngëtarja, kur i ka treguar të atit që do të bashkëpunonte me reperin Noizy dhe ai e ka qëlluar me shuplakë. Sipas Baby G, kjo ishte hera e parë në jetë që ai bënte këtë veprim ndaj saj.

Nga ana tjetër, edhe Gloria ka treguar një histori të ngjashme.

Ajo ka thënë se babai nuk e ka goditur ndonjëherë, por mamaja e saj po.

Pjesë nga biseda:

Baby G: E mbaj mend kur i kam treguar babit se Noizy më ka shkruajtur për të kërcyer në klipin e tij. Babi më ka gjuajtur me shpullë për herë të parë dhe të fundit.

Gloria: Mua babi nuk më gjuajtur kurrë, por mami më ka mbytur, kthehej në shtëpi dhe “John Cena”.