zoom

Stil

Këngëtarja Miley Cyrus e pasigurt për të pasur një fëmijë: Nuk e di nëse…

Miley Cyrus ka folur në lidhje me pasigurinë e saj për t’u bërë nënë. Në një rrëfim për revistën “W”, ylli i muzikës pop tregoi se ka akoma dyshime për të pasur fëmijë.

“Unë jam 31 vjeçe tani dhe ende nuk e di nëse dua fëmijë apo jo”, tha ajo për median. “Ndjehem sikur fansat e mi janë fëmijët e mi në një farë mënyre”.

“Fjala “nënë” është fjala më gjithëpërfshirëse. Nëna mund të jetë RuPaul; nëna mund të jetë Beyonce. Fansat tanë na quajnë ‘nënë’”, tha ajo.

Këngëtarja e “Wrecking Ball” vazhdoi të përmendte kumbarën e saj, legjendën e muzikës country Dolly Parton, e cila nuk ka pasur kurrë fëmijë me bashkëshortin e saj, Carl Thomas Dean, prej afro 60 vitesh. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura