zoom

Të gjitha

Beyonce hap ceremoninë Oscar me një performancë mahnitëse

Çmimet ‘Oscar’ u hapën me një performancë të një prej yjeve më të mëdhenj, Beyonce. Venus dhe Serena Williams ishin prezantuesit e parë në skenë, duke prezantuar performancën e këngëtares 40-vjeçare. Beyonce dha një performancë të fuqishme të “Be Alive” nga “King Richard”, të cilin ajo e shkroi bashkë me Dixson.

Vajza e këngëtares, 10-vjeçarja Blue Ivy, gjithashtu u pa me nënën e saj, duke mbajtur syze dielli dhe e gjunjëzuar përpara dhe në qendër përballë Beyonce-s për një pjesë të performances.

Vetë Beyonce ishte e veshur me një fustan jeshil neon me pantallona të shkurtra dhe taka të ngjashme. Ajo kishte aksesorë me një palë vathë diamanti me shkëlqim ndërsa kërcimtarët e saj rezervë kishin veshje të përshtatshme.

Performanca e këngëtares ishte e para nga katër performancat e “Oscars”, Billie Eilish gjithashtu performoi këngën e saj të titullit nga filmi i James Bond “No Time to Die”, Reba McEntire performoi “Somehow You Do” nga Four Good Days dhe Sebastian Yatra këndoi “Dos Oruguitas” nga “Encanto”.

 

I nominuari i pestë, Van Morrison, nuk ishte në gjendje të performonte “Down to Joy” nga Belfast, për shkak të orarit të tij të ngjeshur në turne.

“Oscars” e vitit të kaluar, që u zhvillua në Teatrin Dolby ashtu edhe në Stacionin Union në qendër të Los Angeles shfaqën të gjitha performancat e “Këngës më të Mirë Origjinale” të regjistruara paraprakisht./L.K

/Zoom.al