zoom

Të gjitha

Pas martesës modelja e famshme kërkon të ketë katër binjakë

Paris Hilton mezi pret të bëhet nënë me bashkëshortin Carter Reum. “Më pëlqen të jem e martuar”, tha ajo e entuziazmuar në një episod të fundit të “The Bellas” të Nikki dhe Brie Bella.

“Ndjehem sikur më në fund gjeta të duhurin dhe ndihem shumë e sigurt. Më në fund kam shtëpinë time dhe mezi pres të krijoj një familje dhe të kem fëmijë”, tha tutje Paris.

Ylli i realitetit shtoi se ata do të donin të kishin binjakë”. “Unë mendoj se kjo do të ishte e mahnitshme”, tha ajo përpara se të vuri në dukje se ata do të donin “tre ose katër” fëmijë në përgjithësi.

“Këngëtarja e “The Stars Are Blind” u martua me biznesmenin  41 vjeç nëntorin e kaluar në një ceremoni në pronën e gjyshit të saj të ndjerë, Barron në Bel-Air. Reum është tashmë një baba. Ai ka një fëmijë të quajtur Evie, të cilën e ka parë vetëm një herë që kur ajo lindi 10 vjet më parë,

Nëna e vajzës është Laura Bellizzi, një yll televiziv që u paraqit në shfaqjen VH1 “Secrets of Aspen” dhe kishte një lidhje të shkurtër me aktorin Mel Gibson./L.K

/Zoom.al

 

 

 

Postime të lidhura