zoom

Të gjitha

Sidrit Bejleri pendohet për duelin Fifi -Lundrim në “The Voice of Albania”

Gjatë një interviste tek emisioni “Ëndërrtjerrësit” në Top Channel këngëtari i nohur Sidrit Bejleri është shprehur se u shpreh se është penduar që gjatë ” The Voice of Albania” ka vendosur në konkurim Fifin me Lundrim Paçukun, një nga konkurrentët në skuadrën e Sidritit i cili shkoi deri në finale.

“Ishin kaq të drejtë, të sinqertë, sa doja të përplasja ata që ishin [më të ngjashëm]. Jam ndjerë shumë keq kur i përplasa, se ka qenë dueti ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’ që u ngrit salla [në këmbë]. Mund të bënte rrugë me tepër Fifi. Ajo dukej. Unë ia kam thënë që ‘artistllikun’ e kishte në gjak, pavarësisht se një 17-vjeçareje mund t’i tolerohen disa luhatje të intonacionit” – tha ai.

Sidriti u shpreh se zgjedhjet kanë qenë të vështira se “The Voice” si format ka qenë më i shkurtër se formatet e tjerë të ngjashëm.

Fifi ishte pjesëmarrëse në edicionin e parë të “The Voice of Albania”, ku fituese u shpall Rina Bilurdaku, ndjekur nga Marsela Çibukaj në vendin e dytë. Në fazën e duleve, Fifi, 17 vjeç në atë kohë, humbi kundër një konkurrenti shumë të fortë./L.K

/Zoom.al