Aplikacion
Sipas IDF, brenda godinës thotë u gjetën pajisje ushtarake dhe luftarake në një departament dhe një qendër komandimi operacionale dhe asete teknologjike në një vend tjetër.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit raportuan se kur ushtarët hynë në spital u përplasen me një numër anëtarësh të Hamasit dhe i vranë ata, pa dhënë detaje.
Por Hamasi mohon se ka operuar nga spitali, ashtu si pretendon Izraeli.
Shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths u ka kërkuar të dyja palëve në konflikt që të ulin armët, teksa bëri një apel të ri për armëpushim në Gaza.
“Ndaloni luftimet për të lejuar që njerëzit të lëvizin të sigurt,” tha ai në një konferencë shtypi. “Bëjeni për aq kohë sa të jetë e mundur.”
Griffiths gjithashtu i kërkoi Izraelit që të lejojë ndihmën humanitare në Gaza përmes vendkalimit Kerem Shalom në Izrael. Aktualisht ndihmat mund të transportohet në Gaza vetëm përmes kalimit Rafah nga Egjipti.