zoom

Politikë

Këlliçi: Me pagë mesatare të duhen 94 vite për të blerë një banesë. Transporti publik, falas

Në një takim me të rinjtë e FRPD-së, kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ,premtoi transport publik falas.

Ai iu drejtua të rinjve duke thënë se me pagën mesatare në Tiranë, atyre u duhet 94 vite punë për të blerë një apartament, “sepse në Tiranë ndërton mafia e betonit”.

“Ku do i gjej paratë? Inceneratori i Tiranës është një aferë shumë e madhe që ka të bëjë me një incenerator që bëhet venddepozotimi i plehrave, qytetarët paguajnë 80 mijë euro në ditë për pastrimin e qytetit dhe për këtë proces që i merr 41 mijë euro në ditë për një shërbim që nuk kryhet, pas 15 majit qytetarët e Tiranës do jenë 41 mijë euro më të pasur se Belind Këlliçi paratë s’do i çojë te inceneratori por tek qytetarët.

Miliona euro që do shkojnë në xhepat e qytetarëve s’do shkojnë më në atë destinacon por për kopshte, cerdhe, shkolla, rrugë dhe ujë të pijshëm. Një nga premtimet kryesore e kam për uijn e pijshëm. Turp por Tirana nuk ka ujë të pijshëm. Të gjithë ankohen e thonë se s’ka më shumë se 1-2 orë në ditë ujë të pijshëm. Uji është një nga prioritetet e mia si kryetar bashkie. Kemi një projekt fantastik për Tiranën”, tha Këlliçi.