zoom

Të gjitha

Bashkëshortja e Pierce Brosnan bie pre e bullizimit

Bullizmit nuk i shpëtojnë as të famshmit. E shënjestruar këtë radhë ka qenë bashkëshortja e Pierce Brosnan, Keely Shaye Smith. Keely kishte pamjen e një modeleje të vërtetë kur ata u martuan, por nëna e dy fëmijëve prej vitesh ka shtuar shumë kilogramë dhe nuk është rikthyer më në peshen e mëparshme.

Por aktorin e famshmë kjo nuk e bezdis aspak. Një përdoruese facebook-u shpërndau një foto të vjetër të Pierce dhe gruas së tij ku pozonin buzë detit, së bashku me një foto aktual të tyre duke vënë në dukje ndryshimin në trupat e çiftit, sidomos Keely.

Unë dashuroj cdo pjesë të trupit të saj”, tha ai. Aktori i famshëm tregoi sërish se është krenar për gruan e tij dhe u shpreh se “përpiqet gjithmonë të jetë i denjë për dashurinë e saj”.

Edhe pse postimi u hoq, Pierce iu përgjigj fyerjeve me shume gjakftohësi./L.K

/Zoom.al