zoom

Të gjitha

“Ke justifikuar përdhunimin e vajzave”! Debat mes Monikës dhe Einxhelit

Një debat i zhvilluar mes Donaldit dhe Monikës është finalizuar në një përballje të ashpër mes saj dhe Einxhel.

“Vëllai i Madh” i ka ndarë banorët në çifte, të cilët do të duhet të debatojnë për tema të përzgjedhura rastësisht.

Lojën e nisi Monika dhe Donaldi, që diskutuan për rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri.

Banorët shpallën si më bindëse argumentet e Donaldit, gjë e cila e ka revoltuar paksa Monikën.

Një këshillë e dhënë nga Einxhel do kthehej në një debat të ashpër mes saj dhe Monikës.

Pjesë nga debati:

Einxhel: Duhet të kishe dhënë argumente më bindëse.

Monika: Çfarë argumentesh të jap unë moj, boll gra dhe vajza po vriten. Ai më mori mua shembullin e Amerikës.

Einxhel: Nuk po justifikon njeri përdhunimet e vajzave. Edhe atë ditë që e kam hapur unë këtë bisedë ti ishe kundër duke thënë që fajin e ka minifundi. Ti ke justifikuar përdhunimin e vajzave.