zoom

Aktualitet

“Kazanët plot! Bashkia mbledh gati 20 milionë euro për pastrimin, Tirana ende peng i plehrave”

Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka denoncuar në rrjetin e tij social, Facebook, gjendjen e plehrave në Bashkinë e Tiranës.

Bogdani thotë se Bashkia mbledh çdo vit taksa për pastrimin e qytetit, ndërkohë gjendja është katastrofike, pasi koshat e mbeturinave janë të tejmbushur dhe plehrat “mbizotërojnë” në to.

Në vit, Bashkia e Tiranës mbledh afërsisht 20 Milionë Euro për pastrimin e qytetit nga taksat e familjarëve dhe bizneseve. Përkatësisht rreth 7 milionë Euro nga familjarët dhe 13 milionë Euro nga bizneset!!!

Ndërkohë që Tirana vazhdon të mbetet një qytet me kazanët plot!!! Në momentin që del nga qendra dhe futesh nëpër lagje realiteti flet për njeë qytet të papastër, ku mbeturinat bashkëjetojnë me banorët!!!

Sa paguajmë për pastrimin sot?!

Një familje paguan 5000 Leke në vit!

Bizneset paguajnë duke filluar nga minimumi 38,000 Lekë deri në 450,000 Lekë në vit!

Natyrshëm lind pyetja, nëse paguajmë kaq shumë për këtë shërbim të munguar, pa llogaritur këtu milionat e koncesioneve, pse vazhdojnë të jenë kazanet plot?!

Natyrshëm vjen edhe përgjigja, keq menaxhim dhe korrupsion!!!

Pastrimi i qytetit ka kohë që është problematik sidomos këto vite të fundit edhe pse qytetarët e bizneset paguajnë tarifa shumë të larta! Ka nevoje për zgjidhje të kësaj situate dhe zgjidhja është një menaxhim më i mirë dhe kontroll e mbi te gjitha transparencë në mënyrën se si akordohen kontratat e pastrimit!!!”- shkruan Bogdani.