Aplikacion
Ndeshja e sotme mes Teutës dhe Egnatias, mund të jetë vendimtare për fatin e këtij sezoni në Superiore, në varësi edhe të rezultateve të sfidave të tjera të Javës së 33-të.
Ekipi vendas luan për të qëndruar larg vendit të 8-të, që çon në play-out për rënien një kategori më poshtë, ndërsa rrogozhinasit për të blinduar edhe më shumë vendin e parë, që u jep një avantazh minimal në ndeshjet në “Final Four”, ku janë pretendentë për titullin.
Bie në sy se trajneri Tetova ka lënë në stol dyshen Ibrahimoglu-Spahiu, për të aktivizuar Xhoel dhe Lubas nga minuta e parë. /ZOOM.AL/