zoom

Të gjitha

Kate Middleton shkëlqen në Karaibe me diamantet që i kishte huazuar Mbretëresha

Kate Middleton shkëlqeu me diamantet mahnitëse që i kishte huazuar nga Mbretëresha ndërsa mbërriti në një darkë shtetërore me Uilliam në Xhamajka në turneun e tyre mbretëror në Karaibe.

Dukesha e Kembrixhit, 40 vjeç, kishte veshur një fustan të gjelbër mahnitës nga stilistja britanike Jenny Packham me vathë dhe një byzylyk të huazuar nga koleksioni personal i monarkes.

Po ashtu ajo kishte vendosur një spilë me imazhin e Mbretëreshës.

Princi Uilliam dukej po ashtu shumë elegant me kravatë të zezë ndërsa mbërriti me gruan e tij në një darkë të shtruar për nder të tyre nga Guvernatori i Përgjithshëm në ditën e pestë të turneut për të shënuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës./Zoom.al/