zoom

Bota

Katari jep njoftimin: Armëpushimi Izrael-Hamas zgjatet dhe dy ditë të jera

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al Ansari, ka bërë me dije se Izrael dhe Hamas kanë rënë në ujdi për zgjatjen e armëpushimit në Gaza me dy ditë të tjera.
Hamasi ka konfirmuar këtë deklaratë të Katarit duke nënvizuar se “armëpushimi do të vazhdojë në të njëjtat kushte”, transmeton La Repubblica.

Marrëveshja u arrit 4 ditë më parë dhe përfundonte sot, me lirimin e 11 pengjeve nga Hamasi.

Hamasi është i pari që kërkon të shtyjë armëpushimin 4 ditor me Izraelin, që shënoi lirimin e dhjetëra të rinjve dhe grave palestineze që mbaheshin në burgjet izraelite. Grupi i militantëve nxori një komunikatë ku kërkon që një gjë e tillë të realizohet vetëm nëse Izraeli angazhohet të lirojë më shumë palestinezë.

Edhe kryeministri izraelit Netanyahu pranoi më herët se ka një paramarrëveshje që parashikon që armëpushimi të zgjatet nëse çdo ditë lirohen nga 10 pengje. Por lideri izraelit nuk heq dorë nga objektivat e tij për të shkatërruar Hamasin në çdo qelizë të tij.

Related Posts

None found