Aplikacion
Me këtë sukses krutanët, ngjiten në vendin e gjashtë me 34 pikë duke parakaluar Teutën, ndërsa Dinamo, pas kësaj disfate mbetet e parafundit dhe mbijetesa duket një mision tepër i rëndësishëm.
Protagonist absolut ishte Adolf Selmani, i cili në minutën e 70’ e dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë tri pikë të çmuara krutanëve.
Dinamo e mbylli lojën me 10 lojtarë, pasi Sidibe u dënua me kartonin e dytë të verdhë për shkak të përplasjes me Santiago Selmanin në shtesë.
Kjo bëhet ndeshja e katërt radhazi që Dinamo humbet dhe nuk shënon, ndërsa për Kastriotin është fitoja e katërt radhazi dhe njëkohësisht ndeshja e tetë që gjen golin, duke u bërë edhe skuadra më në formë e momentit.