zoom

In Zoom

“Kasaforta u hodh në plehra”! DOSJA E PLOTË/ Si pastruesja vodhi miliona, skema që u përdor

Çdo javë, ditën e hënë, prej 5 vitesh, Rozeta Dobi shërbente si sanitare për familjen e Alda Klosit, ish-këshilltare e Arben Ahmetajt, kur ky i fundit mbante postin e Ministrit të Rindërtimit.

Gruaja do të përfitonte nga aksesi në ambientet e një banese që zyrtarja e kishte marrë me qira prej dy muajsh, për të kryer një vjedhje spektakolare, që më pas do të shoqërohej me një inskenim të vetë saj, për të krijuar përshtypjen se dikush kishte hyrë me forcë dhe kishte grabitur miliona para dhe sende me vlerë.

Zoom.al ka siguruar dosjen e plotë hetimore, ku shpjegohet me detaje ajo çfarë ndodhi dhe se çfarë pasoi më tej.

DENONCIMI I VJEDHJES

Ka qenë vajza e Klosit, Simona, ajo që ka konstatuar e para ngjarjen.

Pavarësisht përpjekjes së sanitares për të humbur gjurmët, ish-zyrtarja ka patur dyshime të forta se autore ka qenë pikërisht punonjësja e saj.

Për këtë arsye, kjo e fundit është marrë në pyetje.

VJEDHJA U ZBULUA, ROZETA PRANOI KRIMIN

“Ne date 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Pasi ka hyrë në banesë të cilën e ka hapur me çelsin që dispononte ka bërë një kontroll për të parë se cfare ajo kishte në banesë. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasaforte e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prejeve 500,200,euro dhe 100 dollar, në moment që i ka parë keto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lekëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi.“

NJË APO DY AUTORË?

Aktualisht, në paraburgim, Rozeta nuk qëndron e vetme. Bashkë me të, policia ka arrestuar edhe të birin, Havierin, i cili paratë e befta i përdori për të blerë makina luksoze. Sidoqoftë, në dëshminë e tij, i riu thotë se e ëma, vjedhjen e kreu e vetme.

“I është marrë deklarim të dyshuarit Havier Dobi i cili ka deklaruar se, në datën 15.12.2022 rreth orës 09:00 ai ka shkuar me makinën e tij Mercedes- benz ngjyrë gri me targa AA390VT së bashku me mamanë e tij tek Rruga e “Kosovarëve” pasi mamaja e tij punonte si sanitare tek një banesë në komleksin Orion. Pasi kanë vajtur në Rrugën e “Kosovarëve” ka parkuar makinën dhe ka qëndruar rreth 20 minuta brenda në makinë. Më pas ka zbritur nga makina dhe ka vajtur tek hyrja e pallatit për të parë vendin që i kishte thënë mamaja e tij dhe më pas është kthyer përsëri në makinë. Nga aty pak minuta më pas ka dale mamaja nga makina dhe ka shkuar te banesa ku ajo pastronte. Ka qëndruar rreth 10-të minuta dhe pasi ka dalë me vete ka patur një çantë shkolle adidas ku ka hipur në makinë dhe kanë zbritur në lagjen ku ata banojnë. Në momentin që kanë arritur te lagja ka vënë re se mamaja e tij ka nxjerrë nga çanta një kasafortë dhe e ka hedhur te koshat e plehrave. Disa ditë më vonë mamaja i ka treguar një shumë parashë me prerje 500, 200 eurosh, me prerje 100 dollarësh dhe 50-tëshe lekë, ku i ka sqaruar se këto lekë ajo i kishte marrë te banesa te Rruga e “Kosovarëve” tek banesa ku ajo jetonte si sanitare. Deklaron se me një pjesë të këtyre parave kishte blerë dy makina tip Mercedes benz. Njëra ngjyra e bardhë me targa AA907LZ ndërsa tjetra ngjyrë e zezë me targa AC055HD,”- thuhet në dosjen hetimore të Prokurorisë së Tiranës.

ÇFARË U VODH KRAHAS PARAVE NË SHTËPINË E KLOSIT

Nga kontrolli i ushtruar janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Shuma prej 58 150 (pesëdhjetë e tetëmijë e njëqind e pesedhjetë) euro nga të cilat 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) copë prereje 500 euro, 1(një) copë prerje 100 euro, 11 (njëmbëdhjetë) copë prerje 50 euro dhe 115 (njëqind e pesëmbëshjetë) copë prerje 200 euro;

Shuma prej 7000 (shtatëmijë) dollarë me prerje 100 (njëqindëshe);

Shuma prej 368 000 (treqind e gjashtëdhjetë e tetëmijë) lekë, 73 (shtatëdhjetë e tre) copë janë me preje 5000 (pesëmijë) lekë, 1 prerje në shumën 1000 (nëjmijë) lekë.

Kuti ngjyrë tulle brenda se cilës ka një byzylyk me ngjyrë rozë, byzylyk silver me ngjyrë grit ë zi, byzylyk silver me ngjyrë si diamand, byzylyk me llastik ngjyrë të zi, byzylyk ngjyrë floriri me mbishkrimin D G, zinxhirë ngjyrë floriri, varëse silver me ngjyrë rozë dhe zinxhirë me ngjyrë floriri,varëse silver me ngjyrë të kuqerremtë, varëse me gurë dekorativ, varëse pa mbishkrim, varëse me gurë, byzylyk me gurë dekorativ, byzylyk me zinxhirë silver, 6 (gjashtë) karfica me ngjyra dhe përmasa të ndryshme, 4(katër) vëthë të ndryshëm;

Kuti e kuqe kartoni me një varëse brenda ngjyrë floriri me një dekoracion në formën e një zemre;

Kuti kartoni me mbishkrimin Penelope ngjyrë kafe me të zezë e cila ka brenda një varëse me ngjyrë argjendi, varëse ngjyrë argjendi me një top të varur në fundin e saj, varëse ngjyrë bronzi me dekoracion me ngjyra në fundin e saj, varëse me ngjyrë gold me një kurorë të varur në fundin e saj, zinxhir ngjyrë gold pa mbishkrime dhe pa numër;

Varëse ngjyrë floriri pa mbishkrime;
Letër e bardhë me një varëse me zinxhirë si ajo e floririt me një zbukurim në formë luleje në fundin e saj;

Kuti kartoni me mbishkrimin Kalimero brenda ka 38 vëthë me ngjyra dhe përmasa të ndyshme;

Kuti ngjyrë blu me mbishkrimin ZËAROSKI brenda të cilës ka dy byzylykë ngjyrë si ajo e floririt, një varëse ngjyrë silver, 7 vëthë të llojeve dhe përmasave të ndryshme, një kapëse si ajo e flokëve;

Kuti ngjyrë blu me mbishkrimin ZËAROSKI brenda të cilës ka një varëse ngjyrë silver me gurë në fund, një byzylyk në formë gjethesh, dy unaza silver dhe një ngjyrë gold, 11 vëthë me forma dhe përmasa të ndryshme.

Një kuti me mbishkrimin GELOSIA ku brenda ka katër vëthë, një byzylyk të këputur në dy pjesë me dekorim në formë zemre, një varëse me ngjyrë silver, tre varëse ngjyrë gold të përmasave të ndryshme ku njëra ka medalion të shkruar “sister are connect heart to heart”, një varëse ngjyrë silver(zinxhir);

Orë dore ngjyrë gold e markës Maserati;
Orë dore ngjyrë gold me mbishkrimin Armitron;

Një çantë sporti me ngjyrë të zezë me mbishkrimin Adidas;

Një xhup me ngjyrë si gri dhe pjesa e bustit me ngjyrë të zezë, ku në anën e majtë ka të stampuar mbishkrimin SËID

Një xhup femrash ngjyrë në dukje si pana me mbishkrimin në pjesën e Canada;

Një çantë femrash ngjyrë blu dhe të bardhë me mbishkrimin Valentino;

Një portofol femrash me ngjyrë bezhë me mbishkrimin Valentino;

EDHE MË SHUMË MILIONA

120 mijë eurot e denoncuara nga ana e ish-zyrtares do të ishin vetëm maja e ajsbergut, sa u takon vjedhjeve të kryera nga Rozeta Dobi. Një përgjim ambiental në paraburgim mes gruas dhe të birit do të orientonte policinë drejt një tjetër zbulimi. Mbi 400 mijë euro në tubin e aspirimit!

VJEDHJA “HAPI PUNË” TË TJERA

Teksa nënë e bir janë arrestuar, një hetim është ngritur ndaj Alda Klosit, të cilës do t’i duhet të justifikojë burimin e parave të vjedhura, ndonëse një shpjegim të sajin ajo tanimë e ka dhënë.

Gjetja e dorës së dytë të parave ngre gjithashtu të tjera pikëpyetje. A i vodhi Rozeta mbi 400 mijë euro dhe të tjera sende me vlerë në banesën e Klosit, apo në të tjera shtëpi?