Aplikacion
Ata kanë hedhur karriget përmbys dhe i kanë grumbulluar në mes të sallës.
Ndërkohë Kuvendi është mbushur me gardistë, të cilët janë përplasur me deputetët e opozitës.
Këta të fundit kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë vazhdimin e seancave normale deri në zbatimin e kërkesave të tyre.
“Komisionet janë ushtrim i sovranitetit të qytetarëve, Rama nuk mund të pranojë komisionet, se do të nxjerrë në pah se sarajet e Surrelit janë bërë mbi korrupsionin 5 mijë metra tokë janë marrë në shkelje flagrante të ligjit”, tha Berisha LIVE në FB.
Duke iu drejtuar mazhorancës: “Këta nuk janë me deputetë, shiko si rrinë, si kukulla”.