zoom

Aktualitet

Karamuço bën paralajmërimin e fortë/ Çfarë ndodh pas 11 vrasjeve të verës

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka lëshuar një deklaratë të fortë pasi vendi është tronditur nga disa ngjarje të rënda kriminale gjatë javëve të fundit.

Në studion e Top Story, profesori ka paralajmëruar se këto krime do t’i kushtojnë postin drejtues kryepolicit Muhamet Rrumbullakut.

“11 vrasje ( gjatë sezonit), kishte dy tre vite që se kemi këtë shifër. 38 persona pa mbyllur ende shtatorin, ka probleme në kontrollin e territorit, shumica mund të ishin parandaluar, faktorët gjatë sezonit turistik janë të shtuar por kjo s’do të thotë që ta mbajmë policinë në gjumë. Ndërkohë që kemi shifra në rritje, ka plagosje, vdekje të turistëve në aksidente, por janë shifra që duhet të na alarmojmë, punë jo e mirë e policisë. Nuk e kemi vetëm ne këtë gjatë sezoneve, e kanë shumë vende në Mesdhe, ishim të 6 në nivel kriminalitetit do rritemi në rankim me uljen e popullsisë. Prisni shkarkimin e Rrumbullakut, do të ketë shkarkime, ndryshime të të gjithë kupolës, s’bëhet se ky ka faj apo ka ai faj, por  për t’i dhënë një rienergjizim të të gjithë kësaj, e prisja që në kohën e ministrit balla por le të jetë premtuese kjo që do të jetë në javët në vijim.”- u shpreh Karamuço. Zoom.al