zoom

Politikë

Kapexhiu: PD do e kalojë këtë situatë të vështirë

Artisti Bujar Kapexhiu, një prej kandidatëve për anëtar të Këshillit Kombëtar të PD u shpreh optimist në lidhje me atë çka do të sjellë sot Kuvendi Kombëtar.

Kapexhiu tha se shpreson që PD të jetë një opozitë e vërtetë përballë atij që e cilëson regjimi të mbrapshtë.

“Jam optimist që PD do e kalojë padyshim këtë situatë të vështirë se është aset i politikës shqiptare, duhet të gjithë ne, edhe ata që nuk janë me PD, të lusin Zotin që të rregullohen gjërat në PD, të vijë një opozitë e vërtetë përballë këtij regjimi të mbrapshtë”, tha Kapexhiu për panorama.