Aplikacion
Sipas mediave italiane, burri është një vrasës seria i cili i ka marrë jetën 3 grave që e punonin si prostituta në një zonë të kryeqytetit italian.
50-vjeçari është identifikuar pasi ishte kapur disa herë nga kamerat e sigurisë dhe në momentin e ndalimit,mbante ende veshur rroba të gjakosura. Pritet rezultati i analizave mjeko-ligjore për të kuptuar nëse gjaku i përket apo jo viktimave.
Një vrasës serial? Misteri “pushton” Romën, dy gra dhe një transeksual gjenden të vdekur
Sipas raporteve agjentët patën ndihmën e një dëshmitareje, një grua me kombësi kubane, e cila pretendon se ka pasur një takim me vrasësin pas 3 krimeve të tij.
“Ai më tha se kishte vrarë tre gra”, ka rrëfyer ajo, duke dhënë një përshkrim të detajuar të pamjes së tij.
Më herët u raportua se dy gra me origjinë kineze dhe një transverstit që punonin si prostituta ishin vrarë në dy lagje të afërta të Romës në harkun e 3 ditëve.