Aplikacion
Guardia Di Finanza, e cila drejtoi operacionin bëri me dije se pesë persona mes tyre dhe një shqiptar u arrestuan në një peshkarexhë, në bordin e të cilës u sekuestruan mbi 5.3 ton kokainë.
Shqiptari i arrestuar është Elvis Lleshaj e bashkë me të ranë në pranga edhe një italian, dy tunizianë, si dhe një i ri francez.
Kokaina ishte nisur nga Amerika Latine dhe nëse do të hidhej në tregun italian, do të sillte një fitim prej 850 milionë eurosh.
Në operacion ishin të angazhuar po ashtu edhe mjete ajrore dhe detare të Palermos, në koordinim me hetuesit e policisë ekonomiko-financiare.
Dënohet me dy vite burg Ermes Hoxhalli, mashtroi qytetarët duke u shtirur si mbesa e Edi Ramës