Aplikacion
I ndaluari është Majerdi Meko, banues në fshatin Petrushë, Pogradec. Burime zyrtare thanë se ai është dënuar për veprën penale “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë ekzekutuan vendimin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim Majerdi Meko, 37 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec, të cilin Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim” thuhet në njoftimin e policisë.
Pas ndalimit, i riu u kalua në paraburgim për vuajtjen e dënimit, kurse dosja i kaloi prokurorisë vendore. /ZOM.AL/