zoom

Aktualitet

Kapen dy hajdutët në Berat/ Grabitën disa herë në banesa

Policia e Beratit arrestoi këtë të premte dy persona të akuzuar për grabitje të ndryshme të ndodhura në qytet.

Në pranga ranë shtetasit A. B. 40 vjeç dhe A. Gj. 32 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje)

Të dy ata akuzohen se gjatë këtij muaji kanë grabitur disa herë sende personale në një makinë dhe pajisje në dy banesa të ndryshme.

Gjatë arrestimit, të dy shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan edhe doza kanabisi.