zoom

Aktualitet

Kapen 4.5 ton kokainë në Spanjë/Arrestohen 15 persona, mes tyre dy shqiptarë

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 4.5 ton kokainë në një anije mallrash, e cila po transportohej nga shteti afrikan i Togos.

Në pranga kanë rënë 15 anëtarët e ekuipazhit, mes tyre 2 shqiptarë. Anija ishte ngarkuar me 200 ton kafe të deklaruara, sasi më e vogël se kapaciteti normal, gjë që tërhoqi vëmendjen e autoriteteve.

Më pas, pas këqyrjes së ambienteve të anijes së mallrave, u vu re një sasi kokaine. Të arrestuarit, skafi, droga dhe procedimi policor do t’i kalojnë Gjykatës Qendrore Hetimore që vepron si Garda e Gjykatës Kombëtare. Ky operacion ka të bëjë me të ashtuquajturin ‘Rruga e Atlantikut’ të kokainës.