Një eksperiencë të ngjashme denoncoi pak muaj më parë edhe gazetari Enrik Mehmeti.
“ONE” po ashtu mbifaturon klientët e saj, duke i detyruar të paguajnë çdo muaj më shumë sesa konsumojnë njësi.
“Kompani pa pikë përgjegjshmërie dhe korrektësie. Çdo muaj mbifaturim e ndërprerje. Asnjë përgjigje dhe vetëm gënjeshtra”, ankohet qytetari.
“Ka dy muaj që më thonë se e kanë hequr një shumë që është mbifaturuar dhe prapë e pasqyroni si të papaguar”, tregon një tjetër në komente.
Po ashtu, qytetarë ankohen edhe për tarifat shumë të larta dhe të ndryshueshme muaj pas muaji që duhet të paguajnë, ndërkohë që shërbimi në këmbim thonë se lë për të dëshiruar.
“Kompani që çdo muaj rrisni pagesat. Unë e kisha 13 mijë lekë, e çuat 14 mijë dhe në korrik pagova 16 mijë dhe internet nuk kam mirë. A mbani përgjegjësi për punonjësit që keni vënë?”, ankohet një qytetar.
“Po tarifat pse i keni rrit? SMS informuese nuk sillni më. I bie numrit të shërbimit, duket sikur je në koncert, 3 orë në muzikë”, shprehet një tjetër klient.
Ndërsa një tjetër denoncon se si është mashtruar nga punonjësit për mbulimin e zonës ku ai banon me valë.
“Dje mora interneti me linjë direkt nga rrjeti me valë, jo nga ai me kabllorin. Por në fshatin tonë nuk kap ajo linjë. Unë i pyeta për valë kam apo nuk kap dhe tani e kam si lodër këtë se nuk kap”, tregon ai.
Ndërkohë një shqetësim i vazhdueshëm është dhe konsumimi i internetit. Qytetarët dyshojnë se pavarësisht paketave me shumë Giga internet, ato konsumohen shumë shpejt duke shprehur dyshime se nuk janë reale.
Pavarësisht reklamimit të internetit me shpejtësi të lartë, qytetarët shprehin ankesa për internet të ngadaltë dhe se nuk marrin shërbimin e kërkuar për të cilin kanë paguar.
Shqetësimet e tyre vijojnë prej muajsh dhe nuk marrin zgjidhje, ndërsa nuk ka një reagim apo ndërhyrje as nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike Postare (AKEP) ndaj kompanisë “ONE” për mënyrën se si u shërben klientëve./ Zoom.al