zoom

Aktualitet

Kaos te QSUT-ja! Ambulancat bllokohen në trafik

Fluks automjetesh dhe bori që nuk ndalojnë! Një situatë problematike regjistrohet aktualisht në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, Tiranë.

Si pasojë e fluksit të madh të automjeteve, disa autoambulanca janë bllokuar në trafik.

Në radhë janë automjete të shumta, si dhe mjete të tjera të parkuara kuturu, duke bërë që situata të vështirësohet për shkak të trafikut.