Aplikacion
Demokratët kanë dalë në rrugë, në mosbindje civile, për të kërkuar rrëzimin e qeverisë.
Për pasojë, qarkullimi te Zogu i Zi, shesh7 Wilson, Rruga e Elbasanit, Bashkia e Tiranës dhe Pallati me Shigjeta është bllokuar.
Mes protestuesve dhe qytetarëve të tjerë ka përplasje verbale sepse kërkohet që të lirohen rrugët për shkak të emergjencave që kanë.
Policia nga ana tjetër ka bërë apel të përsëritur me megafoj për protestusit që të largohen nga rrugët, duke çliruar trafikun.
Por deputetët e PD deklarojnë se nuk do ta hapin rrugën dhe i bëjnë thirrje policisë që të bashkohet me protestën.