zoom

Lajme

Kaos në seancën për dekretimin e ministrave – PD bllokon foltoren. Përjashtohet Bardhi

Seanca e jashtëzakonshme parlamentare për dekretimin e ministrave të rinj nisi me tensione mes opozitës dhe mazhorancës.

Pasi u refuzua kërkesa e Partisë Demokratike për 6 orë debat për ndryshimet në qeveri, deputetët opozitarë bllokuan foltoren dhe nisën të përplasin tavolinat, duke shkaktuar kaos.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi u përplas me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, duke e akuzuar këtë të fundit se gënjeu kur dha dorëheqjen me arsyetimin se është sëmurë.

Gazment Bardhi u përjashtua nga seanca.

Nikolla: Ti je përjashtuar nga seanca nuk mund të marrësh fjalën për procedurë. Je përjashtuar!

Bardhi: Ti the jam sëmurë. Gënjen. Gënjeve kuvendin, the jam sëmurë.

Nikolla: Të të vijë turp për fjalën që përdor dhe insinuatën që përdor.

Bardhi: Tju vijë turp.

Nikolla: Kalojmë në procesin e votimit.