zoom

Bota

Kaos në Korenë e Jugut/ Presidenti ndërron mendje: Do tërheq vendimin për shpalljen e luftës

Presidenti i Koresë së Jugut, tha se do të tërheqë vendimin e tij për shpalljen e gjendjes së luftës, pas takimit të kabinetit, që pritet të mbahet brenda orëve në vvazhdim.
Më herët gjatë ditës, presidenti njoftoi se kishte shpallur gjendje lufte, duke akuzuar opozitën si forcë antishtetërore dhe duke thënë se po vepronte për të mbrojtur vendin nga kërcënimet që paraqet Koreja e Veriut.Gjatë fjalimit ai nuk përmendi asnjë kërcënim konkret.
Asambleja Kombëtare në Seul u mbush me ushtarë dhe policë mbrëmjen e 3 dhjetorit dhe helikopterët u panë duke bërë ulje në çatinë e Parlamentit. Shefi i ushtrisë, mori përsipër komandën sipas vendimit për shpalljen e gjendjes së luftës dhe menjëherë lëshoi dekretin që ndalon të gjitha aktivitetet politike.
Tri orë pas vendimit të presidentit, Parlamenti votoi për zhfuqizimin e vendimit për shpalljen e gjendjes së luftës duke e quajtur atë të pavlefshëm.
Udhëheqësi i Partisë Demokratike, partia që ka shumicën në Parlament, deklaroi se deputetët e tij do të qëndronin brenda sallës kryesore të Parlamentit, derisa presidenti të tërheqë zyrtarisht vendimin.
Ndërkohë qindra protestues u mblodhën para Parlamentit duke kërkuar që të lejohen të hyjnë brenda, teksa Policia ruajti ndërtesën dhe forcat speciale tentuan të hynin
Njoftimi i papritur, për herë të parë në më shukmë se 40 vitet e fundit erdhi ndërsa partia e presidentit dhe opozita po debatonin për buxhetin e vititn të ardhshëm.
Aleatët e Koresë së jugut, shba dhe vende të tjera kanën thënë se po ndjekin nga afër zhvillimet në Seul.