zoom

Aktualitet

Kanosje dhe ndikim te Legalizimet për vota në zgjedhje, SPAK lëshon 4 arreste. Policia i ekzekuton

Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka nisur një hetim dhe lëshoi 4 urdhër-arreste që implikojnë në një çështje korrupsioni, kanosjeje dhe ndikimi edhe zyrtarë e qytetarë, për legalizimin e objekteve në kryeqytet, por edhe çështjen e blerjes së votave.

Policia gjithashtu konfirmoi se janë arrestuar me urdhër të SPAK, 4 persona, të cilët akuzohen për korrupsion apo dhe kanosje. Nuk jepen ende detaje të hollësishme mbi këtë hetim.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet D. S., 46 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “arrest në burg”, për veprën penale “kanosja për shkak të detyrës”, A. O., 62 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “arrest në burg”, për veprën penale “kanosja për shkak të detyrës”, A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “arrest në shtëpi”, për veprën penale “goditjet për shkak të detyrës” dhe Y. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “detyrim paraqitjejeje”, për veprën penale “prodhimi i armëve luftarake”.

Ky hetim ishte përfshirë në operacionin e koduar “Ndikimi”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në drejtimin e SPAK-ut.

“Zbatohen urdhrat e datës 26.04.2024, të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për caktimin e masës së sigurisë ndaj 4 shtetasve, që dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “korrupsioni aktiv në zgjedhje”, sqaroi policia. /ZOOM.AL

Postime të lidhura