zoom

Aktualitet

Kanosi me një pistoletë zhurmuese infermierin në Tiranë, 38-vjeçari në telashe me policinë

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në ambientet e QSUT-së. Një 38-vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ka kanosur me anë të një pistolete zhurmuese infermierin e spitalit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.L., për të cilin janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Ne vijueshmëri të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, 38-vjeçarit iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 2 pistoleta (njëra zhurmuese dhe tjetra çakmak) një sasi fishekësh të ngjashëm me ato zhurmues si dhe disa veshje si ato të Policisë.