Aplikacion
Për shkak të përmbajtjes së lartë të kloratit, shishet e Coca-Cola-s u tërhoqën nga tregu britanik, belg, holandez, francez dhe gjerman.
Analizat e kryera në laboratorë zbuluan përmbajtjen e kloratit, duke marrë masa kështu në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.
Por, e kundërta ndodh në Shqipëri. Prej javësh, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit hesht, ndërsa Coca-Cola vijon të konsumohet njësoj.
Shifrat tregojnë se AKU Tiranë, ku është e përqendruar pjesa më e madhe e banorëve dhe e konsumatorëve, kryen një numër të paktë analizash për produktet e Coca-Cola-s, me vetëm 6 të tilla për një periudhë 4-vjeçare (2020-2024).
Ndërsa AKU Korçë nga ana tjetër për të njëjtën periudhë ka kryer 62 analiza.
Pse është inekzistente AKU në treg? Pse nuk garanton produkte të kontrolluara për konsumatorët? A përmbajnë klorat të lartë shishet e Coca-Colas që konsumohen çdo ditë nga shqiptarët? Pse nuk janë marrë të njëjtat masa si në vendet evropiane? Këto pyetje vijojnë prej javësh të jenë pa përgjigje.
Cilat janë rreziqet nga klorati?
Mjekët paralajmërojnë se ekspozimi ndaj niveleve të larta të kloratit mund të shkaktojë probleme me tiroiden, sidomos tek fëmijët dhe foshnjat. Efektet anësore përfshijnë:
•Të përziera
•Të vjella
•Diarre
•Ulje të aftësisë së gjakut për të thithur oksigjenin