zoom

Të gjitha

Dua Lipa , një yll që po ngrihet në Hollywood/ Shqiptarja do të jetë pjesë e filmit të famshëm

Dua Lipa është duke bërë lëvizje në botën e filmit pasi ka marrë një rol të madh në projektin e ardhshëm “Barbie”. Këngëtarja 26 vjeçare thuhet se do t’i bashkohet Ryan Gosling, Will Ferrell dhe Saoirse Ronan në film pasi bëri debutimin e saj në ekranin e madh me thrillerin e titulluar “Argylle” këtë vit.

Kanë filluar të qarkullojnë thashetheme se aktorja kryesore Margot Robbie nuk do të jetë e vetmja “Barbi” në projekt  i cili po xhirohet në UK  ku ajo do të luajë përballë Ryan si Ken.

“Dua po bën bujë si në muzikë ashtu edhe në filma. Ajo me të vërtetë la përshtypje të mirë në ‘Argylle’ dhe fjalë u përhapën nëpër Hollywood se sa e mirë ishte ajo. Tani ajo i është bashkuar kastit të ‘Barbie’ së bashku me emra të mëdhenj duke përfshirë Margot, Ryan Gosling, Will Ferrell dhe Saoirse Ronan. Edhe pse ‘Argylle ‘është një film i madh në vetvete, ‘Barbie’ do të jetë një pjesë e rëndësishme për Dua-n, sepse po bëhet kaq shumë zhurmë për të. Dua po dëshmon se është shumë më tepër sesa thjesht një yll popi. Ajo ka një të ardhme emocionuese në industrinë e filmit,” ka thënë një burim për “The Sun”.

Margot nuk do të jetë e vetmja Barbi në film. Aktorja 31-vjeçare ka rolin kryesor, por një mori yjesh të tjerë gjithashtu do të portretizojnë magji të ndryshme të kukullave Mattel në projektin “live-action”. Së fundmi u njoftua nga Warner Bros se ata do të publikojnë filmin – në të cilin luajnë gjithashtu Will Ferrell dhe America Ferrera – në verën e 2023./L.K

/Zoom.al