Aplikacion
Ajo shtoi se krimi për të cilin u akuzuan gjatë gjykimit (“kërcënimi terrorist”), nuk përputhej me shkallën e dhunës dhe se ky kualifikim ishte përcaktuar nga një gazetar.
“Nëse procedurat në Strasburg nuk mbarojnë dhe nëse janë ende në burg – po, do t’i fal. Kështu do të vijë pajtimi”, tha kandidati për presidente.
Në rastin e parë për dhunën në Kuvend janë akuzuar 33 persona, nga të cilët 15 janë falur me ligj për amnisti. Për 16 të dënuar për “terrorizëm”, gjykata dha një vendim me gjithsej 188 vite burg. Disa nga të dënuarit, me dënime më të shkurtra burg, u liruan, por shumë prej tyre janë ende pas hekurave.
Sipas ligjit të sapomiratuar, presidenti i shtetit mund t’i falë të dënuarit vetëm nëse kanë një dënim të vlefshëm, siç është rasti me të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit. /ZOOM.AL/