zoom

Bota

Kamioni përplaset me autobusin e studentëve, 4 të vdekur dhe 15 të plagosur në SHBA (Video)

Të paktën katër të vdekur dhe 15 të plagosur është numri i përkohshëm i një aksidenti automobilistik që ndodhi dje në një autostradë në Ohio të SHBA-ve.

Pak pas orës 9 të mëngjesit (me orën lokale, ora 15:00 me orën tonë), një kamion u përplas me një autobus që transportonte studentë. Përplasja e ashpër ka shkaktuar flakë, siç dëshmojnë pamjet, për pasojë dy mjetet janë përfshirë nga flakët.

Autobusi transportonte gjithsej 57 studentë dhe shoqërues që udhëtonin për në kryeqytetin e Ohajos, Columbus. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. /ZOOM.AL/