Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhur në afërsi të një karburanti, ku mjeti tip kamion me drejtues shtetasin S.L., 39 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Delina Cera, rreth 50 vjeçe, banuese në Milot, Kurbin, ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rendë, por ka ndërruar jetë
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.