zoom

Lajme

Kamioni mbushur me dosje para Bashkisë, Berisha: Lal Vjedhësi urdhëroi nga burgu zhdukjen e dokumenteve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamjet nga Bashkia e Tiranës ku shihet një kamioni mbushur me kuti me dosje.

Berisha ka pretenduar se kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj ka urdhëruar nga burgu zhdukjen e dokumenteve.

“Nga burgu, Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumentave! Pasi kanë vjedhur, duan të zhdukin gjurmët! sb”, shkruan Berisha.

Por sipas Bashkisë Tiranë bëhet fjalë për një proces rutine pune, teksa po zhvendosen materialet shkresore nga godina qendrore drejt arkivës së Bashkisë.

“Bashkia e Tiranës po kryen një proces rutine për zhvendosjen e arkivës nga godina kryesore drejt godinës se arkivës së Bashkisë. Lajmi i publikuar si nga Sali Berisha, ashtu edhe nga mediat e tjera, është i pavërtete”, informon bashkia.

Postime të lidhura